Sunday, 31 August 2014

EBLA u krijua në vitin 1998, në kohën kur tregu shqiptar i edukimit shfaqi nevoja specifike për përthithjen e njohurive në fusha të ndryshme edukative. Arsyeja se përse u krijua EBLA ishte realizimi i shërbimeve cilësore ndaj publikut shqiptar, për të plotësuar nevojat emergjente në shpërndarjen e dijes. 

Produktet e para të EBLA ishin: 

1. Ofrimi i kurseve të gjuhëve të huaja për studentët shqiptarë, por edhe për të gjithë ata që dëshironin të studionin jashtë vendit.  

2.Dhënia e asistencës për gjetjen e zgjidhjeve më efikase për studentët që dëshironin të studionin jashtë.

3. Zhvillimi i programeve profesionale të trajnimeve, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim plotësimin e nevojave të kompanive tregtare për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore brenda stafit të tyre.